E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje mes UP dhe METE, Prifti: Specialistë më të kualifikuar

Nje marreveshje me Universitetin Politeknik te Tiranes, do ti siguroje, Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, specialiste me te kualifikuar dhe projekte me ambicioze ne fushen e energjetikes. Keshtu u shpreh ministri Dritan Prifti, gjate nenshkrimit te marreveshjes me Universitetin Ppoliteknik.

"Ne kemi nevoje sepse ne adminisraten tone nuk kemi nje mendim te
kualifikuar dhe kaq profesional sa mund ta thithim ne raste te vecanta
nga universiteti. Kemi nevoje per oponence teknike shteterore te cilat
kalojne nga ministria jone dhe vetem universiteti, profesoret mund te na
japin oponencen e duhur per keto projekte teknike", tha Dritan Prifti,
minister i METE.

Ne te njejten linje persa i perket nenshkrimit te marreveshjes, ka qene
dhe rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani, i cili tha se
kontributi i specialisteve qe ka ky universitet, do te jete nje ndihme
per projektet e rendesishme qe i duhen vendit drejt integrimit ne BE.

"Perafrimin e projekteve te perbashketa qe do te parashikojne projektet e
investimeve te huaja ne Shqiperi qe jane kerkesa te domosdoshme per
perfshirjen e Shqiperise ne BE". tha Jorgaq Kacani, rektor i UP. Ne
ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes ishin te pranishem dhe dekane e
specialiste te fakulteteve, si gjeoshkenca, informatika, pjese
perberese e UP.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›