Rekomandimet e KE, në rast moszbatimi rrezikohen marrëdhëniet me Asambl. Parlamantare
Nëse rekomandimet që dy reporterët e Këshillit të Europës, kanë përfshirë në pr/rezolutën e tyre për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri nuk zbatohen atëherë marrëdhëniet me Asamblenë Parlamentare të KE-së rrezikohen. Sipas Kastriot Islamit, ish- anëtar i delegacionit shqiptar në këtë asamble, drafti i cili do të votohet javën e ardhshme, ka një karakter orientues pikërisht për të mos cënuar marrëdhëniet e një vendi ende në monitorim si Shqipëria dhe këtij institucioni.
“Shqipëria vazhdon të monitorohet, të jetë një vend I cili ka ende
elementë detyrimesh që nuk I ka plotësuar në kuadrin e gjithë kërkesave
dhe detyrimeve që ka Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Në
qoftëse ky obligim që lidhet me sjelljen politike në parlament dhe
funksionimin e politikës shqiptare dhe parlamentit në veçanti nuk do të
jetë ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik, ata e kanë përshkruar edhe
në këtë raport që kjo do të prekë marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë
Parlamentare të Këshillit të Europës. Derisa ku do të shkojë kjo
situatë nuk bëhet fjalë në këto momente” tha Islami.
Në pr/rezolutë rekomandohet dhe një zgjidhje e mundshme për situatën
politike në Shqipëri që parashikon ngritjen e një komisioni hetimor për
zgjedhjet dhe hapjen e negociatave mes palëve me presidentin Topi si
moderator.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 janar 2010 )
< I mëparshmi