E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Basha inspekton Shkodrën



Për situatën e krijuar në Shkodër pas rreshjeve të shiut ka qenë dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili pas takimit në Komitetin e Emergjencave civile në Prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ka vijuar inspektimin e tij në fshatin Ashtë të komunës Bushat, në argjinaturën e fshatit ças, dhe në komunën Dajç. Gjatë inspektimit të tij, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka deklaruar se aktualisht, situata është problematike, ndërkohë, nga ana e Komitetit të Emergjencave Civile, në bazë edhe të udhëzimeve të Prefektit të Shkodrës, po monitorohet hap pas hapi situata.

Pas Ashtës, ministri i shoqëruar nga prefekti, Maxhid Cungu dhe deputetët e Shkodrës, Astrit Bushati, Arenca Trashani dhe Gëzim Dibra, kanë inspektuar edhe punimet në argjinaturën e fshatit ças, ku mjete të ushtrisë, vazhdojnë punimet për përmirësimin e kësaj argjinature për të mbrojtur komunën Velipojë nga përmbytjet. Ministri ka kërkuar që të vazhdojë me të njëjtin intensitet puna për rikonstruksionin e kësaj argjinature.

Gjithashtu ministri ka inspektuar edhe argjinaturën e fshatin Darragjat të komunës Dajç e cila, përbën ende një rrezikshmëri të larte, që pas përmbytjeve të muajit janar. Ai ka kërkuar me domosdoshmëri dhe në urgjencë të plotë, që forcat e ushtrisë të përqendrohen në këtë argjinaturë e cila në rast çarjeje do të rikthente sërish përmbytje akoma më të mëdha në komunën e Dajçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›