E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Zgjidhja në zyrën e Berishës, gati protestat

TIRANE- Partia socialiste i ka bërë edhe njëherë thirrje maxhorancës për ti dhënë zgjidhje krizës politike. Sipas deputetit socialist Blendi Klosi, PS është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës së saj për hapjen e kutive, ndërsa theksoi se nëse nuk jeptet një zgjidhje populli opozitar do ti drejtohet rrugës së protestave.

Partia Socialiste është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës së saj për transparencë të zgjedhjeve. Ne e kuptojmë shumë mirë, se si një pushtetar i mësuar me manipulime e pazare, Sali Berisha e ka të vështirë të kuptojë sinqeritetin dhe vendosmërinë e Partisë Socialiste, por ai gabohet nëse nuk i shkon ndërmend që ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë nga kërkesa jonë legjitime për transparencë mbi zgjedhjet e 28 qershorit. Nëse nuk ka transparencë Sali Berisha do të duhet të largohet, nëse nuk i njeh opozitës të drejtën për transparencë, atëherë fjala i takon popullit opozitar dhe Sali Berisha do të përballet me protesta të pandalshme, deri sa kjo e drejtë kushtetuese e ligjire e opozitës ti lihet asaj dhe të vihet në vend – deklaroi Klosi.

Deputeti Klosi deklaroi gjithashtu se tashmë PS e ka dërguar zgjidhjen në zyrën e Berishës, dhe i mbetet këtij të fundit të vendosë cfarë rruge do të ndjekë.

I mbetet Sali Berishës të vendosë, ashtu sic i mbetet Sali Berishës pergjegjësia e madhe për vazhdimin e thellimit të krizës në vend, e largesës së Shqipërisë nga axhenda integruese e vendit. PS e bëeri edhe njëherë hapin e saj, tani projektligji është në zyrën e Sali Berishës – përfundoi Klosi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›