Kriza, FMN: Gati te ndihmojme Greqine nese na kerkohet
WASHINGTON- FMN do të bëjë më shumë për Greqinë nëse një gjë e tillë do i kërkohet. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshmë i FMN-së Dominique Strauss-Kahn- raporton Bloomberg- duke shtuar se beson se vendet e bashkimit Europian do të jenë në gjëndje të zgjidhin problemin e Greqisë pa ndihmë nga jashtë.
“Kuptoj që europianët, sidomos vendet e eurozonës duan të përballin vetë problemet e Greqisë dhe besoj se do të jenë në gjëndje ta bëjnë. Nëse do të na kërkohet të bëjmë më shumë do ta bëjmë” – ka thënë Dominique Strauss-Kahn. dërkohë në ditët e para të marsit kryeminsitri grek do të ndërmarrë një udhëtim jashtë Greqisë për të takuar kancelaren gjermane dhe më pas presidentin e SHBA-së Barak Obama.
Mësohet se Merkel nëpërmjet një bisede telefonike ka ftuar Papandreun të vizitojë Berlinin më 5 mars, pak pasi presidenti i SHBA-së Barak Obama ftoi kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë më 9 mars. Vizita eshte konfirmuar sot dhe nga Shtepia e Bardhe.
Ftesa ndodh në një moment të tensionit të fortë mes Athinës dhe Berlinit. Në Gjermani, sipas një sondazhi qytetarët janë kundër një ndihme direkte për Greqinë.
Berlini shihet si kryeqyteti më kundër një ndihme konkrete ndaj Athinës, dhe atmosfera është bërë më e ndezur nga një seri artikujsh në mediat gjermane të cilat kanë nxitur presdientin e parlamentit për ti shkruar një letër ambasadës gjermane duke e ftuar në një takim.
Ndërkohë zv Kryeministri grek Theodoros Pangalos, ka ngritur cështjen e “kompensimit të luftës së dytë botërore” të papaguar nga Berlini.
Nga ana tjetër qeveria gjermane konfirmon se derdhja e tyre tashmë është bërë.
Sipas eskpertëve të BE e FMN të cilët zhvilluan dje një vizitë në Athinë deficiti buxhetor në këtë vend në fakt është më e thellë nga sa është deklaruar nga autoritetet greke. Për të arritur objektivat e planit të rimëkëmbjes, dhe uljes së deficiti buxhetor nga 12.7% në 8.7% këtë vit nevojiten edhe 4.8 miliard euro fonde.
(s.g/BalkanWeb)