Shkodër/ Evakuohen 308 banorë, situata problematike

Tashmë mund të cilësohet si një përmbytje e dytë e Shkodrës. Kjo për shkak se deri tani janë evakuar nga shtëpitë e tyre 308 banorë. Sipas të dhënave nga ministria e Brendshmë mësohet se nga 200 persona janë evakuar në bashkinë Shkodër, 93 familje janë evakuar në komunën e Dajccit si dhe 15 në komunën e Velipojës. Ndërkohë që vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji edhe 805 shtëpi. Ndërkohë që strukturat e Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë angazhuar për të bërë të mundur evakuimin dhe transportimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura ndërsa nuk lihet pas as forcimi i argjinaturave.