Përmbytjet, Berisha: Nuk iu dëmshpërmblyem, pasi KESH ishte në vështirësi
VELIPOJË- “Çdo metër katror që përmbytet do të paguhet”, ishte ky premtimi që kryeministri Sali Berisha u bëri banorëve të Velipojës, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të kësaj zone.
"Keni pasur probleme përmbytjeje. Do të paguhet çdo qindarkë. Nuk ua paguan qeveria, ua paguan ligji. Qëndrojmë garant se kjo do të zbatohet. Nuk u zbatua dot deri tani, pasi KESH-i ishte pothuajse në prag falimentimi për shkak të prurjeve dhe tani është në gjendje dhe do të shlyejë të gjithë një për një”, theksoi Berisha.
Velipoja, vijoi kreu i qeverisë, “po merr furnizimin më të shkëlqyer me energji. Ne shumëfishuam furnizmin tuaj me erengji, për të pritur ju sa më mirë turistët dhe vizitorët”.
Kryeminsitri nuk kurseu sulmet ndaj opozites, teksa theksoi se Rama nuk pranon asnje ndyshim qe ka bere vendi. "Alternativa tjetër, alternativa e nxirrjes së çdo pikë djerse që iu derdhni. Nuk ka shqiptar që nuk konstaton që janë bërë ndryshime të mëdha, sot nga Hani Hotit zbret ne Konispol në rrugë te reja, nuk ka shqiptar që nuk sheh qindra mijëra vila të ndërtuara saqë mendon ku je”, u shpreh Berisha.
ZYRAT E LEGALIZIMIT PRANË PUSHTETIT VENDOR PËRSHPEJTON PROCESIN
Hapja e zyrave të legalizimit pranë pushtetit vendor do të përshpejtojë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, deklaroi kryeminsitri Sali Berisha gjatë takimit me banorë të Velipojës në Shkodër.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri informoi banorët se procesi i decentralizimit në Tiranë solli ritme të larta të dhënies së titujve të pronësisë banorëve ndaj, tha ai, ne do të vijojmë decentralizimin në të gjithë vendin për të bërë të mundur përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi.
BERISHA: RRUGA MË E MIRË GJYKATAT NDËRKOMBËTARE
Sali Berisha u ndal tek ligji i lustracionit. Duke ju përgjigjur interesimit të një qytetari, Berisha tha se “Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për funksionimin e ligjit, por kemi hasur në kundërshtime të shumta”.
Sipas kryeministrit, ligji i lustracionit është ende në fuqi në vendin tonë, por ai shprehet se “rruga më e mirë do të ishte drejtësia ndërkombëtare, që këta individë t'i çonim në Gjykatën e Hagës dhe ata të vendosnin. Pasi në Shqipëri u dënuan 73- ish anëtarë të diktaturës, por problemi qëndron se ata u dënuan sipas drejtësisë së asaj kohe”, tha kryeministri.
Berisha solli në vëmendje se, “edhe në vitin 2005 e kthyem prap ligjin dhe u ngritën kundra nesh. 5 gjykatës me dosje për gjykime kundër qytetarëve e rrezuan ligjin. Ne kemi bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme, e bëmë ligjin për së dyti, por na e rrëzoi gjykata”, tha ai.
ISH-PRONARËT DHE ISH-TË PËRNDJEKURIT, BERISHA: DUHET DURIM
Kryeministri Sali Berisha premtoi sot në Shkodër se qeveria do të bëjë gjithçka për kompensimin sa më të shpejtë të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë.
Kryeministri Berisha theksoi se, "planet urbanistike janë Kushtetuta e qyteteve, pasi nuk ka gjë më themelore se pronat. Tirana e mbaroi planin e saj kjo do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë".
"Ju garantoj se në çdo qytet do të aplikohet ky ligj. Do të ketë një trajnim të plotë në tërësi do të bëhen dy gjëra; ose do të kompensohen me lekë një nga një ish-pronarët ose me truall në bazë të koeficentëve të caktuar".
Berisha tha se cdo njeri ka të drejtë absolute të kërkojë pronën e vet dhe per kete arsye qeveria K, ka përcaktuar vlerën e tregut.
"Shumë vende nuk kanë ndjekur këtë rrugë, kanë ndjekur rrugën simbolike të kompensimit të pronës dhe ka dhe gjykime nga Gjykata e Strasburgut. Por, zgjedhja jonë është më e ndershme", theksoi Berisha duke shtuar se kjo ka këtë, që çfarëdo që të bësh ti nuk arrin t'i kompensosh në kohën që pronarët duan të kompensohen.
"E njëjta gjë është edhe me të përndjekurit, unë kam ndjeshmëri shumë të madhe ndaj tyre, por ne kemi zgjedhur rrugën e kompensimit maksimal dhe nëse do ta bënim më pak do t'i ofendonim ata", nënvizoi Berisha.
Kreu i qeverisë u shpreh se, "jam interesuar këto kohë për ndryshimet ligjore që duhen bërë dhe duhen bërë patjetër dhe janë në favor të tyre. Shtohen 8 mijë dosje te të përndjekurit dhe ne i qëndrojmë të drejtës ashtu siç është. Ne do të bëjmë gjithçka për kompensimin sa më të shpejtë të ish-përndjekurve dhe ish-pronarëve".
BERISHA: TË DYFISHOJMË TURIZMIN 4 VITET QË VIJNË
“Në këto pak vite ne ia kemi dalë sëbashku të shndërrojmë turizmin në një degë kryesore të ekonomisë tonë. Erdhëm nga një vend i panjohur në rrafsh turistik. Morëm 4.7 milionë turistë dhe vizitorë 4 vitet e kaluara, por duhet ta dyfishojmë turizmin gjatë 4 viteve që vijnë”, tha Berisha.
“Velipoja përbën një potencial të jashtëzakonshëm, të pashfrytëzuar turistik, tha kreu i qeverisë, duke u zotuar se, “krahas lidhjes me Shën–Gjinin, që shkurton distancën Tiranë-Velipojë në 40 km, do të ndërtojmë rrugën Torovicë-Velipojë dhe Velipojën do ta bëjmë me lidhje në të 4 anët e vendit".
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Koncesionet, Berisha: PS betejë ‘Don Kishoteske”, pronat u kthehen shqiptarëve pas kontratës