Turqi, bënë thirrje në Twitter për protesta, arrestohen 13 vetë
ANKARA- Rreth 13 manifestues të tjerë janë arrestuar në Adana, rajon në juglindje të Turqisë, gjatë orëve të natës së kaluar dhe mëngjesit të sotëm me akuzat se kanë nxitur trazirat dhe protestat përmes mesazheve të postuara në faqet e tyre të rrjetit ''Twitter'', njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.
Të gjithë të arrestuarit do të përballen me këto akuza përpara një gjykate të rajonit, shtonte agjencia.
Të martën e kaluar 34 manifestues, të moshës nën 20 vjeç u arrestuan me të njëjtat akuza në Smirne dhe 5 të tjerë të premten në Adana, sipas shtypit turk, pasi kryeministri Recep Tayyip Erdogan i kishte konsideruar rrjetet sociale "Twitter'' dhe ''Facebook'' si një ''lloj gangrene''.
''Twitter'' dhe ''Facebook'' janë mjetet kryesore të komunikimit dhe të denoncimit të dhunës së pësuar nga mijëra manifestues që gjatë javëve të fundit janë mbledhur në sheshet e Turqisë dhe që kërkojnë dorëheqjen e Erdoganit.
(d.b/BalkanWeb)