E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, policia eliminon 7 talebanë pas një sulmi në aeroportin e Kabulit

ROMË - Policia afgane njoftoi sot se një sulm i një grupi talebanësh kundër ndërtesës së aeroportit të Kabulit ka rezultuar në vrasjen e të paktën shtatë militantëve të grupit atentator, njoftonte rrjeti informativ arab al Arabiya.

''Një sulm terrorist i kryer sot nga një grup militantësh talebanë ka rezultuar në eliminimin e të paktën shtatë prej tyre'', deklaronin burime policore afgane të cituara nga Al Arabiya.

Më parë, burime të ISAF njoftuan për vrasjen e të paktën tre rebelëve talebanë në një total prej 10 personash të përfshirë në këtë sulm ndaj ndërtesës së aeroportit të Kabulit.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›