E Diel, 1 Nëntor 2026

Presionet parazgjedhore, Avokati i Popullit: Denonconi në dy numrat pa pagesë

TIRANE- Avokati i Popullit dëshiron të sjellë në vëmendjen e të gjithë qytetarëve se mund të denoncojnë çdo lloj forme presioni që konstatojnë gjatë kësaj periudhe zgjedhore në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11 11, nga telefonat fiks dhe nga të gjithë operatorët celularë në numrin 0689034648.

Ju mund të drejtoheni tek institucioni i Avokatit të Popullit për të denoncuar:

- largimet nga puna me prapavijë politike

- detyrimin e nënpunësve të administratës publike për të marrë pjesë në fushatë

- detyrimin e nxënësve dhe fëmijëve për të marrë pjesë në mitingje elektorale

- çdo lloj forme presioni ndaj administratës publike si dhe ankesat në lidhje me mosofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga administrata publike, për ti garantuar atij zbatimin e të drejtave dhe shërbimeve që rrjedhin nga Kushtetuta dhe Ligjet.

Të nderuar qytetarë ju mund t'i denonconi këto shkelje

Në numrin 0800 11 11 – për telefonat fiks

Në numrin 0689034648- për telefonat celularë 

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›