E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Berisha Situata eshte emergjente

Kryeministri Berisha ka mbledhur shtabin e emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha eshte shprehur se situata ne qarkun e Shkodres eshte emergjente.

Ne ndodhemi ne situate emergjente dhe jo afatshkurtre pasi reshjet e shiut do te vijojne edhe me tej sipas parashikimeve te motit theskoi Berisha. Me tej kryeministri Berisha theksoi se do te ndryshoje edhe menyra e organizimit per te monitoruar situaten e krijuar nga permbytjet duke shtuar se cdo minister do te jete ne krye te shtabit te komunes te cilet do te mbajne pergjegjesi te plote per operacionin.

Sipas tij ne shtabin qendror do te jete zevendeskryemininstri Ilir Meta ne komunen Dajc ministri i brendshem Lulzim Basha ne Velipoje ministri i Punes Spiro Ksera ne komunen Ana e Malit do te jete ministri i bujqesise ne komunen Guri i Zi do te jete ministri i mjedisit Fatmir Mediu ne Berdec ministri i shendetesise dhe ne qytetin e Shkodres do te jete ministri i financave Ridvan Bode.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se kryefjala e te gjithe operacionit te ndermarre per situaten e krijuar do te jete evakuimi i banoreve te prekur nga permbytjet. Sipas tij do te ndermeren te gjitha masat per te strehuar banoret e evakuar duke theksuar se do te pronotohen edhe hotele per te strehuar banoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›