E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirane arratiset nje i burgosur nga burgu 313

Nje i burgosur eshte arratisur ne menyre spektakole nga burgu i sigurise se larte 313 ne Tirane.

Sipas informacioneve me te fundit behet fjale per te denuarin Ajet Marku i cili tentoi te grabise disa kohe me pare nje banke ne bulevardin Zogu i Pare.

Mesohet se Marku ka mundur te arratiset duke kapercyer nga dhoma e ajrimit te burgut 313 por edhe pse roja e burgut ka qelluar ne ajer ai ka mundur te largohet me shpejtesi.

Ajet Marku 20 vjec nga Paskuqani ka qene ne ambjentet e paraburgimit ne burgin 313 ne Tirane duke pritur vendimin e gjykates per akuzen e tentimit te grabitjes se bankes ne bulevardin Zogu i Pare.

Emri i Ajet Markut u be i njohur per publikun ne daten 17 shtator ku 20-vjecari tentoi te grabise nje banke ne bulevardin Zogu i Pare por
ne konfrontim e siper me punonjesin e sherbimit autori ka qelluar me arme automatike duke e plagosur lehte Enver Gjuren punonjes sigurie ne banke.

I ndodhur ne keto rrethana autori ka mundur te largohet nga banka duke levizur pergjate Bulevardit Zogu i Pare ne drejtim te Stacionit te trenit por eshte mundur te arrestohet me pas nga policia.

Nderkohe forca te shumta policie kane rrethuar burgun 313 si dhe po kryejne kontrolle te shumta perreth zones se burgut per te bere te mundur edhe kapjen e 20-vjecarit Ajet Marku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›