E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shperndares droge

Lushnje

Mesnaten e se martes duke aguar e merkura policia e Lushnjes ka vene ne pranga dy shperndares droge. Gjate kontrollit ne makine dhe me pas ne banesen e te rinjve u eshte gjetur nje sasi droge e llojit kanabis sativa. Zyrtarisht burime nga policia e Lushnjes pohojne se ka qene seksioni kunder narkotikeve qe ka bere arrestimin ne flagrance te 31-vjecarit Sajmir Likja dhe 26-vjecarit Asllan Abazi te dy te lindur dhe banues ne Lushnje.

Dy te rinjte e arrestuar kane qene se bashku nje nate me pare teksa udhetonin me automjetin e Sajmir Likes. Policia ka kryer ndalim dhe kontroll rastesor ne automjetin e ketij te fundit ku dhe ka gjetur droge e dyshuar kanabis qe kapte nje peshe prej 3.10 grame. Dy te rinjte jane shoqeruar per ne mjediset e policise dhe kontrolli ka vijuar ne banesat e tyre. Sipas burimeve te policise mesohet se nga kontrolli i ushtruar ne banesen e Kastriot Abazit eshte gjetur sasia prej 70.55 grame droge. Duke ju referuar policise mesohet se ne vijim te veprimeve hetimore u sekuestrua lenda e dyshuar narkotike me peshe totale 73.65 grame si dhe nje automjet i tipi Fiat Uno me targa italiane BSF09935 si dhe dy aparate telefonike. Dy autoret jane marre ne pyetje nga ku mesohet se eshte vertetuar se ata jane shperndares droge. Ata nuk kane dhene detaje te shumta por kane pranuar se drogen e shesin. Materialet procedurale ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per vepren penale Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›