E Diel, 1 Nëntor 2026

Romi denoncon humbjen e foshnjes nga permbytja spitali e mohon

Ngjarja

Akuzon se permbytjet kane shkaktuar vdekjen e foshnjes ende te palindur mjeket hedhin poshte pretendimet. Cerciz Sinani nje rom nga periferia e Shkodres ka denoncuar dje faktin se i ka vdekur femija gjate lindjes pasi bashkeshortja e tij kishte marre pneumoni si rezultat i qendrimit ne uje prej kater ditesh. Cerciz Sinani tha per Shqip se para tri ditesh gruaja ime Arjana e ka lindur te vdekur foshnjen. Une mendoj se vdekja e femijes ka ardhur si pasoje e kushteve te veshtira ku kemi qendruar kater dite me pare te permbytur nga uji. Per shkak te kesaj gjendje mendoj se gruaja eshte ftohur dhe ka lindur femijen e vdekur nga semundja qe e ka kapur.

Por versioni i Sinanit nuk konfirmohet nga spitali i Shkodres. Drejtori i ketij spitali Namik Kamberi ka mohuar kategorikisht se ne institucionin qe ai drejton ka ndodhur nje ngjarje e tille. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Nje lajm te tille e kam degjuar vetem nga mediat dhe u cudita tha drejtori i spitalit rajonal te Shkodres. Ai sqaroi se ne spital eshte shtruar vetem nje femije rom i cili ka rreth 4 jave ne reanimacion pasi eshte ne gjendje te rende por ky rast nuk ka lidhje fare me permbytjet.

Policia e Shkodres nuk ka marre ndonje denoncim per rastin ne fjale dhe as e konfirmon as e mohon versionin e Cerciz Sinanit. Ky i fundit i martuar prej dy vitesh thote se priste lindjen e femijes se pare. Ai jetonte buze lumit Buna ne nje cader ne kushte teper te veshtira. Anetaret e komunitetit rom qe jetonin ne te njejten zone jane evakuuar para dy ditesh dhe jane vendosur ne ish-repartin ushtarak te fshatit Renc.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›