Borxhet zhduket nga Korca tregtari kosovar i bukes
Zhduket nga qyteti i Korces nje biznesmen kosovar qe ushtronte prej disa vitesh aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit te bukes ne kete qytet. Lulezim Shala rreth 40 vjec pronar i furrave te prodhimit dhe tregtimit te bukes ne Korce Erseke dhe Bilisht rezulton i larguar nga qyteti i Korces qe nga mengjesi i dites se merkure. Biznesmeni ka munguar mengjesin e djeshem ne menaxhimin e punonjesve te tij dhe se bashku me te jane larguar nga Korca edhe pjesetaret e familjes. Nga furra e njohur e bukes Edison ne Korce nuk jane furnizuar normalisht mengjesin e se merkures nje sere subjektesh ne qytet ndersa vete pronari i saj qe ka nderprere befas aktivitetin i ka pasur telefonat celulare te fikur. Nje nate me pare me erdhi ne banese dhe me kerkoi nje shume prej 70 mije lekesh te reja borxh sepse me tha qe nuk kishte te paguante sasine e miellit qe i duhej per te prodhuar buket per diten e neserme. Prej tre muajsh nuk me kishte paguar qirane e lokalit ne nje vlere 450 mije leke te reja - tha nja banor i Korces qe i ka leshuar prej vitesh me qira dyqanin kryesor ne kete qytet biznesmenit kosovar te prodhimit te bukes. Sapo qiradhenesi i lokalit ka folur per largimin e biznesmenit kosovar edhe te tjere huadhenes ne Korce jane interesuar per biznesmenin e njohur te prodhimit dhe tregtimit te bukes. Denoncimi per largimin e tij ka ardhur jo nga te afermit dhe punetoret qe ka ne furrat e bukes por nga biznesmene te qytetit te Korces te cilet i jane drejtuar policise lokale. Te pakten tre denoncime jane kryer ne Sektorin e Luftes kunder Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise Korce nga biznese korcare ne adrese te biznesmenit kosovar per marrje shumash te konsiderueshme ne forme borxhi dhe moskthim te tyre. Autoritete te policise se Korces thane se kane marre diten e merkure pas zhdukjes se biznesmenit kosovar tre denoncime per borxhe. Policia tha se biznesmeni kosovar eshte denoncuar per afro 10 milione leke te reja borxh ndaj tre biznesmeneve ne Korce qe kane shpejtuar per ta denoncuar. Mesohet se biznesmeni kosovar ka marre edhe kredi ne banke nje nga te cilat dhe me e fundit ka qene ne vleren 3.5 milione leke te reja duke perfituar ne marrjen e saj nga dalja garant e nje biznesmeni korcar. Lulezim Shala sipas policise eshte larguar papritur mengjesin e se merkures se bashku me familjen nderkohe qe ka lene te hapura furrat e bukes lokalet e te cilave i ka marre me qira ne Korce. Nuk ka asnje ankese nga familjaret per marrje peng te biznesmenit kosovar por nga ana tjeter policia po heton largimin e tij nga Korca per shkak te borxheve te shumta dhe te pakthyera.