E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Berisha: Të vlerësohet dëmi

Kreu i qeverisë, Sali Berisha në një takim me shtabin e emergjencës në Shkodër ka kërkuar që të fillojë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve në veri. "Kërkoj të bëhet një vlerësim serioz dhe i ndershëm i dëmeve të shkaktuara. Shteti ka të gjitha mundësitë të dëmshpërblejë dëmet e përmbytjes", pohoi ai. Sipas Berishës, në menaxhimin e situatës në veri u duk qartë se ka efiçencë të plotë të shtetit dhe pushtetit në gjithë nivelet.
Kreu i qeverisë ka kërkuar të rishihet edhe një herë argjinatura e Kirit dhe by pass-i i Shkodrës, po ashtu të realizohet edhe thellimii lumit Buna. "Tashmë duhet të ndërmarrim një proces të ri, të bëjme përpjekjet maksimale që uji që rrethon Shkodrën të mos shdërrohet në fatkeqësi natyrore", u shpreh ai.
Berisha theksoi se tashmë që banorët do kthehen në shtëpitë e tyre do kenë vështirësi ndaj duhet të sigurohet uji i pijshëm, por edhe ai që përdoret për larje. Po ashtu, kryeministri ka kërkuar që të bëhet klorifikimi i puseve de të vihen tabela se deri kur uji nuk mund të përdoret.
Numri 1 i qeverisë vlerësoi si nevojë urgjente sigurimin e librave për nxënësit e shkollave dhe lodrave për fëmijët e kopshteve.
Të pranishëm në mbledhje, ishin kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ai i Transporteve, Sokol Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›