Permbytjet, Berisha dhe Rama replika per panikun

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga Shkodra, ndeshkim per te gjithe ata persona qe perhapen panik dy dite me pare, per permbytjen e mundshme te ketij qyteti. Gjate takimit me Komitetin e Emergjences te ngritur ne Shkoder, kreu i qeverise tha se situata eshte teresisht ne kontroll dhe se ky qytet nuk ka asnje rrezik, per sa i perket digave. "Situata eshte teresisht ne kontroll. Nuk them se nuk eshte e veshtire, pa diskutim qe eshte situate serioze, por eshte e tera ne kontroll ne territoret e permbytura. Digat, portat e gjithcka, jane ne kontroll te plote dhe ato funksionojne shume mire. Ndaj aktet e djeshme, aq te turpshme, njerez, te cilet perhapnin panik ne qytet, une kerkoj nga organet kompetente qe t'i gjejne, t'i identifikojne dhe le te marrin nje ndeshkim shembullor",-tha kryeministri, duke folur ketu per opoziten dhe perfaqesuesit e saj. Madje Berisha, ftoi kryetarin e opozites, Edi Rama, qe te vizitoje nga afer zonat dhe te konstatoje se njerezit aty kane bere perpjekjet me serioze per t'u perballur me kete situate qe ai e quajti fatkeqesi natyrore. "Jemi te detyruar te shkarkojme, por me gjithe shkarkimet qe bejme, ne ruajme digat. Ne do te bejme gjithcka qe te mos kemi demtime dhe do t'i kompensojme te gjitha demet. Na imponohet qe te vazhdojme shkarkimet, sepse eshte e domosdoshme qe te kemi siguri te plote ne sistemin e digave",-tha kryeministri. Sipas tij, te gjithe ata qe deri me sot jane munduar te perhapin panik tek banoret e Shkodres, jane persona jashtezakonisht te pamoralshem, sepse, ne menyre absolute, sipas tij nuk ka pasur dhe nuk ka vend per panik. Sipas kryeministrit tashme do te shqyrtohet ne perspektive, ne rast se arrijme te thellojme dicka ne derdhjen e Bunes dhe ekspertet do te flasin, vetem e vetem qe te parapergatitim nje situate evakuimi me te shpejte te ujerave, ose nje situate lehtesuese. Kreu i qeverise u beri edhe njehere thirrje banoreve te zonave, qe te vijojne te largohen nga cdo banese ne rrezik. Sipas tij, qellimi kryesor i qeverise, eshte jeta e njerezve, shendeti i tyre, pastaj demet e tjera qe ekzekutivi merr persiper t'i kompensojme plotesisht. "Qeveria eshte e vendosur qe sapo te kapercejme kete moment, te ulemi, ta vleresojme demin bashkerisht me ju dhe ta kompensojme ate plotesisht. Por jetet e njerezve jane gjeja me e cmuar, pastaj vjen gjeja e gjalle qe sigurisht eshte jashtezakonisht e rendesishme per jeten e banoreve", tha Berisha, duke kerkuar nga banoret qe te mos "luajne" me ujin.
Rama: Permbytja, jo fatkeqesi natyrore, por korrupsioni
Rozeta Rapushi
Nga qyteti i Shkodres, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, akuzoi kryeministrin Sali Berisha, se permbytjet nuk erdhen nga nje fatkeqesi natyrore, por nga korrupsioni i qeverise se tij. Gjate inspektimit te zonave te permbytura ne veri te vendit, kreu i opozites, tha se kryeministri genjen hapur, nderkohe qe hodhi poshte fjalet se opozita po tenton te hape panik, per banoret e ketyre zonave. "Theksoj se katastrofa erdhi nga keq qeverisja. Kjo situate fare mire mund te shmangej dhe prurjet mund te ishin kontrolluar. Por nuk u krye menaxhim i mire. Partia Socialiste do te insistoje per nxjerrjen e pergjegjesve. Nje gje eshte e sigurt, se opozita nuk ka hapur panik, por fatkeqesisht vendi ka nje kryeminister qe genjen",-tha Rama nga zonat e permbytura ne inspektimin e tij te pare ne terren. I shoqeruar edhe nga nje grup deputetesh socialiste, Rama tha se banoret ndodhen ne qiell te hapur. Para banoreve te zones, Rama njoftoi se selia roze ka ngritur nje shtab emergjence, i cili do t'ju vije ne ndihme njerezve te demtuar me ushqime dhe me ndihma monetare. "Inspektuam zonat e permbytura dhe vume re, se banoret jane mes ujit e ne qiell te hapur. Kemi ngritur nje shtab, i cili do te funksionoje ketu per t'iu ardhur ne ndihme banoreve te permbytur. Sic shihet, kjo permbytje nuk eshte rrjedhoje e nje katastrofe natyrore. Ftojme shqiptaret te solidarizohen, duke dhene ndihmen e tyre financiare banoreve te permbytur. Ftoj edhe emigrantet te sensibilizohen", beri thirrje kreu socialist. Ne emer te Partise Socialiste, Rama i ftoi edhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane, te solidarizohen per te ndihmuar sado pak financiarisht banoret e Shkodres. Sipas tij, ne keto kushte emergjence eshte e nevojshme te krijohet nje rrjet kombetar solidariteti. "Katastrofa ne veri nuk eshte natyrore, por si rrjedhoje e korrupsionit te qeverise. Kjo qe ndodhi, eshte nje arsye me shume per largimin e Sali Berishes", beri thirrje Rama nga Shkodra. Duke mos i permendur aspak hapjen e kutive, kreu socialist, shtoi ne listen e kerkesave te PS-se per largimin e kryeministrit edhe permbytjet e ndodhura se fundmi ne zonat e Lezhes dhe Shkodres. Sipas tij, situata ne keto zona eshte e rende dhe banoret levizin me motobarka, per te mos i lene shtepite e tyre ne meshire te fatit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ia ka faturuar qeverise fajin e permbytjeve te shkaktuara nga reshjet ne Shkoder e Lezhe. Ai tha se opozita do te kerkoje demshperblimin e cdo qindarke per banoret e permbytur. "Nuk do t'i ndahemi Sali Berishes deri sa te demshperblehen te gjitha familjet, deri ne qindarken e fundit. Kjo katastrofe ishte e shmangshme nuk erdhi nga Zoti por nga robi. Erdhi si pasoje e keqqeverisjes",-tha Rama, i cili ka kerkuar serish doreheqjen e ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti dhe i ka kerkuar prokurorise te hetoje mbi situaten e krijuar.