Priftit: Prurjet po normalizohen, portat do te shkarkojne
Blerina Hoxha
Situata ne liqeni e Fierzes eshte stabilizuar disi diten e djeshme, por gjithsesi portat e shkarkimit do te mbahen te hapura. Na sqarim te situates se krijuar ne HEC nga reshjet dhe shkrirja e bores, ministri i Energjetikes, Dritan Prifti ka deklaruar dje se ne liqen ka rene niveli i prurjeve deri ne 1.300 meter kub ne sekonde, nderkohe qe thekson se nuk pritet perkeqesim i situates, pasi shumica e bores ka shkrire. "Situata e prurjeve ne liqenin e Fierzes eshte permiresuar, vetem diten e sotme ka arritur ne 1.300 meter kub per sekonde krahasuar me diten e djeshme 1500 meter kub ne sekonde. Nuk pritet perkeqesim i situates pasi shumica e bores ka shkrire", deklaroi Prifti. Sipas ministrit te Energjetikes niveli i ujit ne hidrocentrale ka rene, ndersa ka theksuar se do te ngrihet nje grup ekspertesh italiane per menaxhimin e kaskadave. "Niveli i ujit ne Fierze eshte 292.5 meter, ne Koman 172.9 m, ka rene niveli me 90 cm. Vau Dejes 74.85 m, ka rene niveli me 20cm, ndersa po behet gati nje grup specialistesh italiane per menaxhimin e kaskadave",-tha ministri Prifti. Nga ana e OSSH-se. Per te menaxhuar situaten Bashkimi Evropian do te dergoje ne Shqiperi nje grup ekspertesh, per te kontribuar ne menaxhimin e situates emergjente te krijuar ne veri te vendit nga reshjet e diteve te fundit. Ambasada e Republikes Federale te Gjermanise ne vendin tone njofton se ne pergjigje te kerkeses se nje dite me pare te Shqiperise, per ndihme nderkombetare keto dite BE do te sjelle nje grup ekspertesh, pjese e te cilit do te jete edhe nje ekspert gjerman nga Organizata per Asistence Teknike. Autoritetet gjermane jane ne kontakt te ngushte me qeverine shqiptare dhe institucionet nderkombetare qe koordinojne asistencen dhe mbeshtetjen per Shqiperine. Po ashtu prej se henes pritet qe te mberrijne edhe specialiste italiane, qe do te ndihmojne ne monitorimin dhe zgjidhjen sa me te shpejte dhe optimale te situates hidrike ne veri te vendit. Aktualisht komisari i larte italian per digat, ndodhet ne veri te vendit ne kaskaden e Drinit dhe se bashku me ekspertet shqiptare po japin kontribut ne normalizimin e situates.