E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Felaj: Qeveria të mbajë përgjegjësitë e saj

Tiranë, 20 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Ermonela Felaj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës
i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të mbajë përgjegjësitë e saj për përmbytjet
në veri të vendit.

Të gjithë shqiptarët kanë parë këto ditë sesi
qeveria e Sali Berishës po përpiqet me të gjitha mënyrat të tërheqë vëmendjen
nga katastrofa e pashoqe që u shkaktoi banorëve të Shkodrës, ku me diversione për
seanca të jashtëzakonshme, por që në fakt parashikohen nga Kushtetuta, e ku me
përralla për heqje mandatesh.

Saliu dhe Jozefina po bëjnë të pamundurën që
përmbytjet të harrohen, ashtu siç harruan përmbytjet në Fier e Vlorë, apo
viktimat e tërmetit në Dibër.

Jo vetëm kaq, por të gjithë shqiptarët janë
dëshmitarë të mënyrës cinike e fyese sesi qeveria e Sali Berishës e Jozefina
Topallit po përpiqet të dalë palagur nga kjo katastrofë me deklarata absurde që
ia atribuojnë katastrofën tërheqjes së hënës e humbjes se fuqisë thithëse të
detit, ngrohjes globale apo ndëshkimeve nga perëndia që vijnë një herë në 100
vjet. Por Sali Berisha e ka të kotë. Faktet e paraqitura në vazhdimësi nga
Partia Socialiste i bëjnë këto përpjekje sa qesharake aq dhe të kota tha
Felaj.

Ajo shtoi se PS i bën thirrje qeverisë që në
qoftë se i ka ngelur qoftë edhe në fije ndërgjegje qytetare, që në qoftë se
ndjen qoftë edhe një grimë përgjegjësi për vuajtjet dhe traumën e pësuar nga
banorët e Shkodrës, të mos harrojnë përgjegjësinë që kanë kundrejt banorëve të
dëmtuar edhe për sa i përket nxjerrjes përpara drejtësisë shkaktarëve të kësaj katastrofe.

Mbi të gjitha i bëjmë thirrje Prokurorisë
shqiptare që të bëjë detyrën e saj e të vihet në veprim për të hetuar të gjitha
faktet e provat e publikuara ditët e fundit nga Partia Socialiste përfundoi
deputetja e PS-së.

k.k/NOA 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›