E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Ne, gati për hetimin e zgjedhjeve, PS të marrë shumicën në komision

Tiranë, 20 janar
NOA Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka
dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës u shpreh se mazhoranca është
e gatshme që ti japë opozitës shumicën në komisionin Parlamentar, ndërsa
vlerësoi projekt-rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e
cila kërkon pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend.

Në emër të
Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shpreh vlerësimin për projekt-rezolutën
e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila kërkon pjesëmarrjen e
opozitës në parlament si dhe ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e
fundit në Shqiperi.

Dëshiroj që me këtë rast, të përshëndes qëndrimin e
shprehur sot publikisht të kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, në
mbështetje të këtyre kërkesave deklaroi Patozi.

Sipas tij, mazhoranca,
që qeveris vendin, ashtu siç ka deklaruar edhe herë të tjera, është e gatshme që
ti japë opozitës shumicën në këtë komision Parlamentar.

Ne jemi plotësisht
dakord për një hetim të plotë dhe të ndershëm, në përputhje me Kushtetutën,
ligjet e vendit dhe rregullat e shtetit ligjor.

Më duhet të
theksoj gjithashtu, se kjo mazhorancë ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për
dialog me opozitën, por ky komunikim duhet të zhvillohet në rrafshin
institucional, dhe jo në rrugë përfundoi Astrit Patozi.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›