E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takohet me ambasadorin e Ukrainës për Shqipërinë, Valery Tsybukh

Tiranë, 20 janar NOA Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli u takua sot me ambasadorin e Ukrainës, Tsybukh.

Ambasadori i Ukrainës për Shqipërinë, rezident
në Athinë, gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë i ka
dhënë Ukrainës për anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Nga ana e saj, Kryetarja Topalli uroi
ambasadorin ukrainas për vlerësimet pozitive që komuniteti ndërkombëtar i bëri
raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, si dhe vlerësoi
ndryshimet pozitive që kanë ndodhur vitet e fundit atje.

Tsybukh dhe Topalli u ndalën në vlerësimin e
marrëdhënieve të deritanishme mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike
dhe shprehën vullnet për nxitjen e këtyre marrëdhënieve edhe në fusha të tjera.

Duke përfituar nga ky takim Kryetarja Topalli
i përcolli një ftesë homologut të saj ukrainas, Volodymyr Lytvyn, për të
vizituar Shqipërinë dhe për ti hapur rrugë shkëmbimeve të mëtejshme
ndërparlamentare.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›