Përmbytjet, Gjermeni: Qeveria të dëmshpërbleje me leke në dorë banorët e dëmtuar

Tiranë, 18 janar NOA Thirrjes së
vazhdueshme të Partisë Socialiste për dhënien e asistencës së menjëhershme
financiare, me lekë në dorë, për të gjithë ato familje fatkeqe që sot gjenden
ende nën ujë, qeveria e votave të vjedhura të Sali Berishës, po përpiqet ti
përgjigjet duke premtuar se do fusë këto familje në skemën e ndihmës për të
varfrit.
Kështu ka deklaruar sot deputetja e Partisë
Socialiste, Eglantina Gjermeni gjatë një dalje para mediave ku shtoi se kjo
qeveri, po tregon edhe njëherë, se nuk ka fare lidhje me gjendjen e emergjencës
së shkodranëve që vetë i përmbyti.
Pasi u përmbyti shtëpi e katandi, pasi u
shfarosi të mbjella e bagëti, duke lënë qindra familje pa burimin e jetesës së
përditshme. Sali Berisha tallet me këta shkodranë kur kërkon tu mbushë mendjen
se në kushtet e emergjencës në të cilën ata ende gjenden, mund të mbijetojnë me
2500 lekë të vjetra në ditë tha më tej Gjermeni duke shtuar se
Partia Socialiste dëshiron të përsërisë edhe
njëherë, me forcë dhe bindje të plotë, kërkesën e saj për asistencë financiare
të menjëhershme, me lek në dorë.
k.k/NOA