Seanca për përmbytjet, Berisha: Operacionet e suksesshme, opozita shpifi

Tiranë, 18 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha ka mbajtur i pari fjalimin në seancën Parlamentare të jashtëzakonshme për
përmbytjet në rrethinat e Shkodrës, ku u shpreh se qeveria bëri maksimumin për
të kapërcyer situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër duke mos humbur asnjë
jetë njeriu.
Por Berisha nuk la pa përmendur edhe qëndrimin
e opozitës përballë kësaj fatkeqësie natyrore që sipas tij opozitarët qajnë përbrenda
se nuk pati asnjë humbje jete.
Qëndrimin e PS-së, kreu i qeverisë e quajti të
ulët pasi sipas tij ata shpifën.
Berisha deklaroi se në fundin e dhjetorit dhe
në fill të janarit pati reshje të shumta të cilat patën përqendrimin maksimal në
të gjithë veriun e Shqipërisë nga ana tjetër një dalje të paparë e detit dhe vërshimi
i tij në zonën e ultësirës bregdetare te qarqeve Kurbin dhe Shkodër.
Sipas Berishës katastrofa ndodhi për shkaqe
natyrore dhe një gjë e tillë ndodh njëherë në 100 vjet.
Në këtë situatë qeveria, sipërmarrja
energjetike, autoritete vendore, të Shkodrës prefektura, bashkia, qarku,
komunat u gjendën që të gjitha në një shkallë angazhimi maksimal u bënë të
gjitha përpjekjet që të fitohej kohë u bënë të gjitha përpjekjet që kjo fatkeqësi
të mos shkaktonte dëme në njerëz.
U përcaktua shpëtimi i njerëzve në raportimet
e tyre direkte nga zonat më të rrezikua.
Njërezit dhanë mendime, sugjerime, opinione
shumë të vyera për kapërcimin e saj por nga ana tjetër dua të them se të gjitha
spekulimet që bëhen përsa i përket menaxhimit janë amorale dhe të ulta.
Ata të cilët çirreshin larg duart politika,
dua tu them dritëshkurtër.
Aty ku jetët e shqiptarëve janë në rrezik aty
politika është më aktive për ti shpëtuar, të mos mendojë këtë se digat dhe
kaskada është pronë personale e tyre.
Është bërë përpjekja që ti jepej kohë e
nevojshme që qytetarët të mblidhnin për evakuimin, uji nuk shkaktoi asnjë
viktimë, dhe ata qajnë me lot nga brenda se kjo nuk ndodhi nuk kam si i kuptoj
ndryshe këto qëndrime mbi të cilët përpiqen me çdo kusht të shpifin të
trillojnë duke bërë edhe budallain deklaroi sot në Kuvend Berisha.
Berisha i quajti shpifje deklaratat e
socialisteve se digat u mbajtën të mbushura pasi Berisha donte të shiste energji me çmim më të shtrenjtë.
Më tej në fjalën e tij Berisha falënderoi të
gjithë deputetët e PD-së dhe të gjitha institucionet shtetërore që u
sensibilizuan dhe dhanë kontributin e tyre gjatë dy javëve të katastrofës si
dhe qytetarët shqiptarë që u bashkuan për të ndihmuar Shkodrën.
Gjithashtu Berisha shprehu mirënjohje edhe për
vendet fqinje që ndihmuan veriun e vendit.
Ndërkohë që kreu i qeverisë deklaroi sot se
operacioni për kapërcimin e situatës përfundoi me sukses, ndërsa u shpreh se
qeveria do të vazhdojë angazhimin e saj edhe as përmbytjes për të kompensuar një
më një të gjithë banorët e dëmtuar.
Qeveria merr përsipër që këtë fatkeqësi ta shndërrojë
në mundësi të mëdha për qytetin. Më shumë investime të mëdha do të kryen në
diga tha Berisha
k.k/NOA