E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sot në Kuvend debat për përmbytjet, bojkoti i PS-së është gabim i rëndë

Tiranë, 18 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha ka uruar sot që deputetët e opozitës të reflektojnë dhe këto pak orë që
kanë mbetur për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme Parlamentare që do
të zhvillohet sot pasdite.

Gjatë fjalës së tij mesditën e sotme në
mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se opozita duhet të
marrë pjesë në debatin për përmbytjen e Shkodrës dhe rrethinat e saj.

Përmbytja dhe masat e emergjencës të marra
nga qeveria do të jenë sot objekti i një debati të gjerë Parlamentar. Seanca u
thirr me kërkesë të opozitës të cilën unë personalisht e vlerësova si një e
drejtë e përgjegjësi e saj.

Mbi bazën e kësaj kërkese Kryesia e
Parlamentit vendosi në ndryshim nga programi të thërrasë seancën e
jashtëzakonshme të debatit për gjendjen në Shkodër tha kryeministri Berisha
gjatë fjalës së tij.

Por sipas kreut të qeverisë me një vendim
zhgënjyes politik ata që kërkuan të thirret seanca e jashtëzakonshme nuk u
lejuan dhe nuk lejohen të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi madhore
natyrore.

Mendoj se ky është një gabim shumë i rëndë
sepse manipulimi me fatkeqësitë me forcat madhore natyrore është politike më e
gabuar dhe më e zhveshur nga çdo lloj morali.

Sidoqoftë uroj që këto orë që kanë mbetur nga
seanca të jenë orë reflektimi në interesin më të mirë të forcës politike që
kërkoi seancën por edhe në interesin e shoqërive të vendit që opozita të marrë
vendin që i takon në parlament. Për të gjithë problematikën e krijuar nga
fatkeqësia natyrore në Shkodër ne do të diskutojmë gjerësisht sot në seancën
parlamentare tha më tej kryeministri.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›