E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis pa opozitën seanca e jashtëzakonshmen Topalli: Keqardhje për karriget bosh

Tiranë, 18 janar NOA Vetëm pak minuta më parë
ka nisur seanca Parlamentare e jashtëzakonshme për çështjen e përmbytjeve në
rrethin e Shkodrës.

Seanca ashtu siç pritej ka nisur pa praninë e
deputetëve të opozitës të cilët kishin paralajmëruar për mos pjesëmarrjen e
tyre megjithëse ishte kërkesa e tyre ajo që zhvendosi seancë ditën e hënë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka
deklaruar se ndjen keqardhje për karriget bosh në Parlament në të cilat duhet të
ishin socialistët.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, Topalli u shpreh
se si kryetare e Kuvendit do të plotësojë në çdo kohë në çdo moment çdo kërkesë
të çdo deputeti duke iu përmbajtur kushtetutës.

Topalli falënderoi të gjithë deputetët
demokratë të cilët dhanë kontributin e tyre në fatkeqësinë natyrore në Shkodër.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›