Seanca e jashtëzakonshme, Topalli: Shkodra do bëhet më e bukur se çishte

Tiranë, 18 janar NOA Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës Parlamentare të
jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër, ku deklaroi se Shkodra nuk u braktis
pasi shteti dhe qytetarët nga Tropoja në Sarandë ishin atje.
Topalli tha se për të kapërcyer situatën u
zhvillua operacioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë.Unë kam qëndruar në Shkodër dhe u kam thënë banorëve
se i gjithë kombi e ka mendjen te ju", - tha kryeparlamentarja.
Qytetarët nga Saranda në Tropojë iu drejtuan
Shkodrës për një mision humanitar dhe unë i falënderoj nga zemra theksoi Topalli.
Por Kryetarja e Kuvendit nuk la pa përmendur edhe
qëndrimin e opozitës që sipas saj, ishin
kundër.
Shqipëria nuk mund të imagjinohet pa Shkodrën
por edhe Shkodran nuk mund të imagjinohet pa këto. Ndryshimet klimatike goditën edhe Gjermaninë, Poloninë,
etj, por askush nuk tha se ishte marrëzi e shtetit", vleresoi Topalli
Unë ju drejtohem ju deputetë të Partisë
Demokratike, vijoi kryetarja e Kuvendit, ta fshijmë nga kujtesa urdhrin e tij drejtuar Këshillit Bashkiak për
mosmiratimin e fundit për banorët e dëmtuar.
Kurse komentoi me tej, mbledhjen e Asamblese së PS: "Dje ai në një montazh filmik i tregoi shqiptarëve
harkun e Shkodrës së përmbytur, - tha Topalli e cila shtoi se angazhimi i qeverisë është që Shkodra të bëhet më e
bukur nga ç'ishte më parë.
k.k/NOA