Velipoje te jetosh ne ishull

Shtabi i Emergjences ka vendosur ti sjelle nje pjese te ndihmave nga deti.Anija e nisur nga porti i Shengjinit i ngarkon ndihmat nga baza e ushtarake e Gjadrit qe sherben si magazine dhe dispeceri. Ndihmat nxirren ne breg nga disa varka aq te vogla sa i kane shpetuar moratoriumit te skafeve.
Velipoja ka mbetur nje ishull e rrethuar nga te tera anet nga uji. Brenda saj makinat mund te levizin lirisht sepse nje pjese e rrugeve kane mbetur teresisht te paprekura. Kjo ne fakt eshte merite e argjinaturave. Psh argjinatura e fshatit Rec i vjeter ngjitur me kufirin me Malin e Zi pengon permbytjet e Bunes. Komuna e Velipojes ka sjelle rere dhe vete banoret kane mbushur thaset. Pushtetaret qe vijne ta inspektojne premtojne vazhdimin e ndihmes nga deti.
Lidhja e Velipojes me pjesen tjeter te vendit behet detyrimisht me helikopteret e ushtrise. Pilotet jane te perkushtuar dhe u ka qelluar qe te bejne edhe 100 fluturime ne nje dite te vetme. Nderkohe qe ne kuader te NATO-s qe nga e shtuna ne darke kane mberritur 5 helikoptere 3 turq dhe 2 greke me nje kapacitet total transportimi prej 15t ne dite.
Ne Shkoder ndihma shperndahet me kamionet e ushtrise. Bashkia kujdeset te dizinfektoje trotuaret dhe ka pajtuar peshkatare qe me varkat e tyre kane per detyre te levizin qytetaret e lagjeve te permbytura pa pagese.
Ne oren 1700 ne fund te lagjes Xhabije varkat rrallohen. Thone se kane frike se mos i grabisin.