E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare të jashtëzakonshmeKuvendi

Konferenca e kryetarëve merr vendimin, debat mbi gjendjen e emergjencës në Shkodër Situata e rënduar në veri të vendit si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit, ka çuar në thirrjen e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, vendosi dje mbledhjen e parlamentit të hënën, duke nisur kështu sesionin e dytë të legjislaturës së XVIII. Kjo seancë e jashtëzakonshme është përcaktuar nga kryesia e Kuvendit me rend dite, tërësisht gjendjen e emergjencës civile në Shkodër. Seanca e parë plenare e sesionit të dytë të legjislaturës së XVIII-të, do t’i kushtohet e tëra situatën emergjente të përmbytjeve në Shkodër, e cila prej dy javësh po vuan peshën e rëndë të ujërave të kaskadës së Drinit dhe daljes nga shtrati të lumit Buna. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vlerësuar se në këto momente të vështira Shkodra gjithmonë e më shumë ka nevojë për solidaritet dhe kontributin e të gjithëve Në këtë aspekt, përmes një angazhimi zyrtar, Kryeparlamentarja ka ftuar të gjithë deputetët socialistë që të jenë të hënën në sallën e Kuvendit në shenjë solidariteti ndaj situatës së vështirë që po kalon veriu i vendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›