E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kontributi i opozitës, i rëndësishëm vetëm në Kuvend”,

Deklaron Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir MetaMinistri i Jashtëm Ilir Meta vlerëson si shumë të rëndësishëm nismën e mazhorancës për të ftuar opozitën në Kuvend në seancën e së hënës, ku do të flitet për situatën e krijuar nga përmbytja në veri. Meta u shpreh se kontributi i opozitës është i mirëpritur, veçse më herët ajo duhet të futet në sallën e kuvendit.  “çdo veprim që rrit efikasitetin e gjithë institucioneve, përfshirë këtu dhe Parlamentin, për të përballuar këto çështje me të cilat po ndeshen banorët e Shkodrës e të Nën-Shkodrës jo vetëm sot por edhe nesër, sepse është një proces që do të vazhdojë edhe pas evakuimit të ujit, pasi pasojat kanë mbetur atje, absolutisht është veprimi më i mirë dhe në këtë drejtim. Parlamenti mund të bëjë shumë më tepër duke pasur edhe angazhimin e opozitës”, u shpreh Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.Meta e bëri këtë koment pas një takimi që pati me kryetarin e kryqit të kuq shqiptar Shyqyri Subashi me të cilin folën për ndërhyrjen e kësaj organizate për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›