E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlahovic: Kam vrarë 100 myslimanë

BARCELONE- Serbi Veselin Vlahovic i ka deklaruar policisë spanjolle se ka vrarë “mbi 100 myslimanë dhe ka djegur trupat e tyre”- shkruan e përditshmja spanjoll El Pais.
Vlahovic u arrestua nga autoritetet e rendit në Spanjë pasi akuzohet për krime lufte. Vllahovic u vendos në Spanjë, pasi u arratis nga një burg në Podgoricë në vitin 2001.

Ai akuzohet nga drejtësia boshnjake për vrasje, dhunime dhe tortura ndaj joserbëve gjatë kohës së luftës në Bosnjë.

Mediat spanjolle e kanë cilësuar Vlahovicin si "monstra e Gërbavicës".
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›