E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e energjisë?, 2 miliardë lek për kompensim

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti tha se ky fond do të përdoret për kompensimin e faturës së energjisë elektrike për shtresat e konsumatorëve familjarë në nevojë.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka depozituar në fillim të muajit tetor pranë Entit Rregullator të Enerigjisë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke filluar nga 1 janari i vitit 2010. Ndërkohë, ERE do të zhvillojë në fund të muajit nëntor një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët dhe faktorët në këtë fushë, ku përfshihen OSSH, shoqata konsumatorësh dhe biznesi, por edhe institucione qeveritare, ku do të diskutohen tarifat e çmimit të energjisë të propozuara nga OSSH.

ERE institucioni i vetëm që do të vendosë nëse do të rritet çmimi i energjisë për vitin 2010 dhe se sa do të jetë niveli i rritjes, në rast se vendosë të rrisë çmimin pritet të dalë me një vendim zyrtar me 15 dhjetor të këtij viti.    

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›