Olldashi: Prona në qendër është publike dhe jo private
"Ndërhyrja e MPPTT-së u bë në një truall publik", deklaroi Olldashi, ndërsa shtoi se "në një shkresë të firmosur nga administratori i përgjithshëm i Bashkisë, Artan Agolli, më datë 1 prill 2009 drejtuar zotit Patriot Çobaj, drejtor i zyrës rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë, thuhet se nga verifikimi që u krye në hartën treguese të pasurisë dhe librin e ngastrave rezulton se brenda konturit të pronës së këtij subjekti figuron pronë shtetërore publike trotuar, rrugë, lulishte, si dhe Dhoma e Tregtisë".
Sipas kreut të MPPTT-së, shkresa mban datën 29 korrik 2009 dhe thuhet se: "Bashkia e Tiranës me shkresën e datës 1 prill drejtuar zyrës rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në lidhje me pronën e subjektit, Osman Kika dhe trashëgimtarëve të tij, ka shprehur vullnetin e saj për mosprecedim për kthim fizik. Sa më sipër në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar në ligj autorizojmë ndjekjen e procedurave ligjore nga institucioni juaj, pasi është cënuar prona publike shtetërore".
"Bashkia e Tiranës ështe në dijeni të faktit që ajo është një pronë publike, e cila është shkelur në mënyrë të parregullt, por janë interesat më të pista që janë të lidhura me këtë truall dhe që janë afër zyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ato që bëjnë të gënjejnë Z.Rama". Në fund të javës që shkoi Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nisi punën për mbylljen e një territori në qender të Tiranës, konkretisht ndërmjet rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit. Por Bashkia e Tiranës reagoi se po shkel kompetencat e Bashkisë, si dhe po ndërhyn në pronë private.