Përmbytjet, PS: Nuk heshtim duke neglizhuar përgjegjësitë e institucioneve e personave

Tiranë, 11 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Ermelinda Meksi doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës
u shpreh se PS po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve masive dhe të
zgjatura.
PS u shpreh solidaritetin banorëve të zonave
të prekura nga kjo fatkeqësi e pashembullt, që vazhdon të rrezikoj jetën dhe
pasurinë e tyre. Ajo e gjen veten përkrah tyre si dhe gjithë atyre
vullnetarëve, punonjësve të ushtrisë apo të rendit që po ndihmojnë banorët në
këto ditë të vështira. Ndërkaq, duke mos shpërqendruar aspak vëmendjen nga
përballimi i pasojave, opozita nuk mund të heshtë duke neglizhuar përgjegjësitë
e institucioneve dhe personave përkatës.
Në këtë situatë ne mendojmë se Qeveria nuk
mund të mburret nga që zyrtarët e saj të lartë mbushin vend e pavend kronikat
televizive, apo se ka bërë thirrje për solidaritet njerëzor dhe financiar. Kjo
është po ajo propagandë bajate si në tragjedinë shtetërore të Gërdecit, kur
qeveria mburrej me veprimet postmortum tha Meksi.
Meksi shtoi se PS i bën me dije opinionit
publik se pak ditë para se të përmbytej vendi qeveria, nëpërmjet një akti
normativ u detyrua të pranojë zyrtarisht, megjithëse në heshtje deri tani që po
flasim ne, mosrealizimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
k.k/NOAVideo:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/gF8rYKLZAHU','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});