E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Shkodër: Në shtator do të fillojë projekti për thellimin e shtratit të Bunës

Shkodër, 11 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha, pas takimit në prefekturën e Shkodrës, me Komitetin Ndërministror
të Emergjencës, inspektoi fshatin Kuç, vetëm pak kilometra larg Shkodrës.

Në këtë fshat, Berisha vizitoi edhe një
familje, e cila kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytjet e ditëve të
fundit.

Gjatë bisedës me familjarët, kreu i qeverisë
garantoi ato se shteti do ti mbështesë maksimalisht të gjithë banorët e
dëmtuar, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Do të regjistrojmë të gjitha dëmet dhe do ti
zhdëmtojmë ato, në çdo drejtim.

E rëndësishme në të gjithë këtë situatë, është
që nuk ka pasur humbje në njerëz. Gjithashtu duhet të përpiqemi që të
minimizojmë dëmet në gjënë e gjallë.

E rëndësishme është që ju të evakuoheni, pasi
nuk bëhet trimëri me uji.

Qeveria do të përpiqet me çdo mjet që të
zhdëmtojë banorët e prekur nga kjo fatkeqësi theksoi kryeministri Berisha
gjatë takimit me banorët e fshatit Kuç.

Gjatë kësaj vizite, ku kryeministri Berisha u
takua edhe pushtetarët lokalë, u shpreh se në shtator do të fillojë edhe
projekti për thellimin e shtratit të lumit Buna.  

Në shtator kam rënë dakord me kryeministrin e
Malit të Zi, të nisim bashkërisht punën për thellimin e Bunës, pra Bunën ta
bëjmë të lundrueshme dhe kjo e rrit shumë kapacitetin tërheqës të saj. Kësaj
here u bashkuan shumë gjëra, fryrja e detit, fryrja e liqenit, por ne do ti
kapim problemet një nga një u shpreh Berisha.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›