Përmbytjet, Pollo kontribuon, ironizon bashkinë e Tiranës

“Sot përveç kontributit që dhanë anëtarët e Qeverisë dhe deputetët e PD-së po japim një ndihmë me bashkëpunëtorët në një aksion që do të vazhdojë edhe javën e ardhshme për banorët e Shkodrës", deklaroi ai.
Sipas tij, Posta Shqiptare ka iniciuar skemën e solidaritetit për banorët e Shkodrës, që u prekën nga përmbytja dhe ky është momenti për të shprehur kujdesin, vëmendjen dhe gjithë solidaritetin për familjet në nevojë.
"Shërbimi bankar i Postës Shqiptare, i cili ka një numër filialesh në vend, më të madh se të gjitha bankat e tjera në Shqipëri, është në dispozicion të kësaj fushate solidariteti, e cila jam i sigurt do të japë frytet e veta, do të lehtësojë vuajtjen dhe do mundësojë rifillimin normal të jetës në këtë qytet dhe në komunat e nën Shkodrës", theksoi Pollo.
Ai nuk ka lënë pa ironizuar edhe Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se në përmbytjen e par kjo bashki ka kontribuuar sa bashkia e Leskovikut. “Nisma të tilla të ndërmarrin të tëra institucionet, përfshi edhe Bashkinë e Tiranës, e cila në vitet e shkuara në raste të ngjashme, ka dhuruar në masë të barabartë me Bashkinë e Leskovikut", vijoi.
2010-12-11 14:50
[