E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Spindelegger: Bashkëpunim me Austrinë

Ministri Haxhinasto, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona, i përcolli homologut austriak mirënjohjen e thellë lidhur me mbështetjen e Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe në vazhdim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi ekonomik ishte një nga temat e diskutimit në takim. Ministri Haxhinasto tha se suksesi i projekteve të deritanishme të mbështetura dhe financuara nga Austria është një bazë e sigurt për shtimin investimeve serioze austriake në Shqipëri, në fusha të tilla si turizmi, infrastruktura, energjia, etj.

Dy ministrat e Jashtëm ndanë të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit midis dy Ministrive dhe një fushë e spikatur u identifikua kualifikimi i diplomatëve në aspekte të diplomacisë ekonomike. Ministri Spindelegger u shpreh i gatshëm për të ndihmuar nëpërmjet Akademisë Diplomatike të Austrisë.

                                                                                             2010-12-13 09:36
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›