E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Qeveria miraton vendimin për kompensimin financiar të familjeve të prekura

Kryeministri Sali Berisha u kundërpërgjigjet skeptikëve të Edvinit, lidhur me dëmshpërblimin e zonave të përmbytura nga reshjet e javëve të para të 2010-ës, në disa zona të vendit kryesisht në Shkodër dhe Lezhë. Në mbledhjen javore të Qeverisë, kryeministri Berisha ka informuar për vendimin e ekzekutivit përsa i takon dëmshpërblimit financiar të familjeve të përmbytura në Shkodër. “Qeveria do të kompensojë të gjitha dëmet e krijuara nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës”, u shpreh kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen javore të Këshillit të Ministrave. Shefi i ekzekutivit garantoi se për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të dëmshpërblehet një për një çdo familje, pasi janë bërë llogaritjet e dëmeve. Duke iu referuar shifrave, Berisha tha se do të jepen 512 milionë lekë dëmshperblim për orenditë dhe 20 milionë në Bujqësi. “Në përputhje me premtimin e saj, do të ç’dëmtojë plotësisht familjet në përmasat e dëmit të krijuar nga përmbytjet. Vlerësimi i dëmeve për çdo familje u bë nga vendorët”, u shpreh kryeministri Berisha. Më tej, Berisha u ndal dhe tek masat që u morën gjatë përmbytjeve duke kritikuar se nuk duhet të përdoren për mbrojtje argjinaturat e baltës, porse argjinaturat këtej e tutje do të rikonstruktohen. Krahas përmbytjeve në zonat e Shkodrës, qeveria sipas kryeminsitrit do të rishikojë dhe dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet dhe shkarjet e tokës. “Veç, përmbytjeve patëm dhe shkarje dhe rrëshqitje tokë në shumë zona të vendit, por premtojmë se do të riparojmë dëmet e krijuara”, tha kryeministri. Dhe fatura e dëmshpërblimit do të jetë e gjitha e qeverisë dhe e KESH. “Dëshmpërblimi do të bëhet nga qeveria dhe KESHm që këto kohë është në zhvillim shumë pozitiv. KESH po eksporton 14 mln Këh në ditë energji”, theksoi ndër të tjera kryeministri Sali Berisha. Deklarata e Berishës vjen në përgjigje të thirrjeve të PS, se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të dëmtuarit nga përmbytjet e Janar-Shkurtit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›