Serbia: Kosova në samitin e BE-se me status “neutral”
BEOGRAD- Kryeministri serb Mirko Cvetkovic propozon që Kosova të prezantohet në konferencën ndërkombëtare që do të zhvillohet në Slloveni me status “neutral”
“Pjesëmarrja e Kosovës në konferenca ndërkombëtare duhet të jetë neutrale, sa i përket statusit”- ka thënë dje në Beograd, Cventkovic, pas takimit me komisionerin e zgjerimit të BE-së Stefan Fule.
“Së bashku konstatuam nevojën për të gjetur zgjidhje teknike të përshtatshme” ka shtuar kryeministri serb.
Ky qëndrim mund të nënkuptojë një hap përpara në lidhje me qëndrimin e Beogradit, deri tani i palëvizshëm në kërkesën e tij që Kosova të marrë pjesë në takime ndërkombëtare me siglën Kosovë- UNMIK- e saksionuar nga rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Ky pozicion është përsëritur disa herë nga presidenti serb Boris Tadic i cili ka vendosur si kusht për pjesëmarrjen e Serbisë në konferencën për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor të programuar të zhvillohet të dielën në Brdo pri Kranju, jo larg kryeqytetit Lubjanë. Ndërkohë Kosova insiston me pjesëmarrjen e saj si shtet i pavarur.
Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka dekluar dje se Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet këtë fundjavë përkundër bojkotit të mundshëm nga Serbia.
Pak kohë më parë presidenti serb Boris Tadic nuk pranoi të ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të presidentit kroat Ivo Josipovic, pasi në ceremoni ishte i pranishëm presidenti kosovar Fatmir Sejdiu.
(s.g/BalkanWeb)