Server: Ndërkombëtarët hipokritë ndaj veriut të Kosovës
Ai thotë se nuk shihet kurrfarë vullneti politik që kjo të kundërshtohet, gjë që është një problem serioz.
"As Uashingtoni e as Brukseli nuk duan të bëjnë qoftë edhe një përpjekje për të mundësuar që Prishtina të marrë kontrollin mbi tri komuna e gjysmë të veriut", ka thënë Server në një intervistë për REL.
Server thotë se me këtë gjendje po jetohet qysh prej 8-9 vjetësh. Ai thekson se aty nuk sheh kurrfarë problemi nëse Serbia dhe Kosova si dy shtete sovrane dëshirojnë të bisedojnë.
"Shtetet sovrane mund të diskutojnë edhe për çështjet e shkëmbimit të territorit nëse dëshirojnë", tha Server.
Sipas tij kjo nuk është tabu për shkak se Kosova tani është shtet i pavarur, e shteti i pavarur ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron të bëjë.