Përmbytjet, banorët në protestë: Dëmshpërblim sipas përkatësisë politike
SHKODËR- Banorët e Livadhasit, të dëmtuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës kanë protestuar pasi nuk janë përfshirë në listat e dëmshpërblimeve. Banorët e dëmutuar, kanë protestaur sot përpara bashkisë së qytetit të Shkodrës, ndërsa paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk dëmshpërblehen.
Sipas tyre, listat e dëmshpërblimeve janë hartuar në bazë të përkatësisë politike të banorëve të prekur nga përmbytjet, por ata nuk do të ndalen derisa të përfitojnë ato që shteti iu detyrohet.
Mësohet se dëmet në shtëpitë e tyre arrijnë deri në 1 mln lekë dhe se nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë vendim politik për të mos marrë dëmshpërblim, theksojnë ata.
Protesta e tyre, para bashkisë së Shkodrës është mbyllur duke paralajmëruar përshkallëzim të saj.
(m.a/BalkanWeb)