Përmbytjet, nis verifikimi i dëmeve në Maliq
TIRANE- Katër grupe pune kanë zbritur në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara në Maliq të Korcës. Pas përmbytjeve masive në muajt janar e shkurt, tashmë kanë kaluar më tepër se dy muaj dhe toka në këtë zonë vazhdon të jetë e mbuluar me ujë. Bilanci aktual flet për rreth 1800 hektarë tokë ndërsa parashikohet se më pak se 1000 familje kanë pësuar dëme në tokat e tyre bujqësore.
Fillimisht grupet e punës kanë nisur matjet në terren ndërsa fermerëve u janë kërkuar fotokopjet e dokumentacionit përkatës të pronësisë. Sipas drejtorit të bujqësisë në Korcë, Adrian Maho, pritet që në fund të muajit prill sipërfaqja e përmbytur të jetë zvogëluar duke mundësuar mbjelljen e prodhimeve bujqësore në kohë.
(e.n/BalkanWeb)