Scotland Yard: Planet për sulme terroriste, në internet kafe
LONDER- Shumë sulme terroriste në Britaninë e Madhe koordinohen apo planifikohen brenda internet kafeve publike, kështu deklarojnë specialistë të Scotland Yard. Për këtë arsye, pronarët e internet kafeve janë udhëzuar se si të mbikëqyrin sjelljet e vizitorëve të tyre.
Scotland Yard ka nisur iniciativën në kuadër të strategjisë së qeverisë britanike me të cilën tenton t’u jap fund aktiviteteve terroriste, apo së paku t’i parandalojë ato. Pronarëve të internet kafeve u është drejtuar një apel për bashkëpunim në aksionin më të ri kundër terrorizmit.
Internet kafeve u janë dorëzuar afishe me vërejtjet se Scotland Yard mund të kontrolloj aktivitetin i cili është bërë në kompjuterë të caktuar të tyre.
“Nuk u kemi bërë apel pronarëve të internet kafeve që të spiunojnë përdoruesit e tyre, por thjesht duam të tërheqim vërejtjen dhe vetëdijesojmë qytetarët për këtë problem”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë britanike.
“Nuk kërkojmë nga pronarët të na i dorëzojnë të dhënat mbi përdoruesit e tyre, por vetëm dëshirojmë t’ua tërheqim vëmendjen se kohë pas kohe duhet të kontrollojnë disqet e kompjuterëve dhe sipas nevojës të paraqesin çfarëdo aktiviteti të dyshimtë”, ka shtuar ai.
(e.n/BalkanWeb)