E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim i mundshëm i ABBA-ve

LONDëR - Yjet suedezë të muzikës, ''Abba'' mund të performojnë sërish së bashku pas rreth 30 vjetësh nga ndarja a tyre. Lajmi i referohet deklaratave me nënkuptime të anëtarëve meshkuj të grupit.

Grupi, ndër më të suksesshmit në histori, vazhdon të ketë famë të konsiderueshme edhe pas ndarjes së tyre në vitin 1982, falë shumë grupeve të rinj ''të ashtuquajtur Abba'' që imitojnë stilin e tyre të veshjeve dhe këndojnë këngët e tyre.

Ata kanë tërhequr shumë fansa të rinj edhe me publikimin e mjuzikëllit të tyre "Mamma Mia!" që u shndërrua edhe në film.
Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus deklaruan për ''The Times'' se një performance e përbashkët që mund të realizohet përmes një shfaqje televizive nëpër botë mund të ishte një mundësi e mirë.

"Po... pse jo?", u shpreh Andersson i mbështetur nga Ulvaeus
"Nuk e di nëse vajzat do të mund të këndojnë, por mesa dimë Frida ka qenë në studio regjistrimesh", shtuan ata.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›