E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE: Në maj vizitoj Ballkanin

BRUKSEL- Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi, tha sot se në muajin maj do vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk dihet a do të vizitojë edhe Shqipërinë, por në axhendën e tij, Rompi do të ketë 7 ose 8 ndalesa.

Zoti Rompi tha në Bruksel se do vizitoj “shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që ta dërgoj mesazhin se, herët ose vonë, të gjithë kanë perspektivë evropiane”. Ai ka theksuar se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen, në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e fundit rajonale në Slloveni, për shkak të pranisë së Kosovës, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm as zoti Rompi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›