E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet e Misisipit prekin bujqesine e zonave pergjate lumit

Permbytjet pergjate Lumit Misisipi kane shkaterruar dritherat kane demtuar token bujqesore dhe kane vonuar trafikun e anijeve ne disa pjese ne jugun e Shteteve te Bashkuara. Por zyrtaret thone se devijimi i nje pjese te ujit ne kanalet e shkarkimit ne Luiziana do te lehtesoje rrjedhen dhe do te ndihmoje ne kthimin e shpejte te normalitetit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus njofton nga Houstoni i Teksasit.

Roja bregdetare amerikane ka mbyllur disa pjese te lumit Misisipi per trafikun e anijeve gjate diteve te fundit dhe ka lejuar vetem kalimin e nje numri te vogel barkash permes zgjatimit te lumit ne afresi te Vidalias ne Luiziana ku argjinaturat jane gati per tu permbytur. Kalimi i barkave ngre nivelin e ujit qe mund te kaloje mbi argjinaturat duke bere qe banoret vendas te jene ne ankth per pronat e tyre.

Por masat e perkohshme nuk kane patur ndonje efekt te madh ne trafikun e anijeve apo ne operacionet e tjera. Sipas zedhenesit Chris Bonura porti i Nju Orlinsit ka patur pak nderprerje te operacioneve.

Ne po vazhdojme te punojme ne pjesen e poshtme te lumit Misisipi. Anijet vijne nga te gjitha portet e huaja. Ne po menaxhojme ngarkesat. Aftesia jone per te shperndare ngarkesat e anijeve ne toke eshte ulur disi nga vonesat ne trafikun e barkave ne zonen Vidalia. Por kjo eshte dicka qe pritej.

Randy Ouzts me Horizon Ag nje kompani teknologjike farerash ne Memphis te Tenesise thote se niveli i larte i ujit ne keto zona ka penguar ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve.

eshtja qe na shqeteson per momentin eshte shperndarja e grurit dhe gjithashtu e pleherave kimike. Problemi eshte me ngarkimin. Ndertesat nuk jane ne gjendje te funksionojne me kaq uje.

Menaxheri i pergjithshem Randy Ouzts thote se fermeret po kerkojne ndihmen e qeverise per te dale nga katastrofa e ketij viti.

Permbytjet kane qene vecanerisht te veshtira per fermeret pasi cmimet e grurit jane relativisht me te larta kete vit dhe shume prej tyre kishin te korrura te mira derisa uji vershoi dhe i shkaterroi te gjitha. Megjithese permbytjet pergjate pjeses jugore te lumit Misisipi jane pasoje e shkrirjes se bores dhe shirave te rembyera ne veri fermeret ne basenin Achafalaya te Luizianes po e humbasin shumicen e dritherave per shkak te nje permbytje te qellimshme pasi Korpusi amerikan i Inxhiniereve te Ushtrise hapi portat e shkarkimit ne Morganza ditet e fundit per te ulur nivelin e ujit ne Misisipin e poshtem qe mund te shkaterronte qytetet Baton Rouge dhe Nju Orlins si dhe infrastrukturen per furnizimin me nafte dhe gas.

Korpusi i Inxhiniereve te Ushtrise amerikane qe ndertoi sistemin e argjinaturave dekada me pare per te kontrolluar permbytjet pergjate lumit Misisipi eshte kritikuar shpesh kur shkakton permbytje te qellimshme ne zonat si baseni Achafalaja.

Por Marty Frey thote se fermeret e dinin mire rrezikun kur e blene kete toke dhe jane te kenaqur me sistemin e kontrollit te permbytjeve.

Familja e Freyt kultivon oriz dhe rrit peshq ne rezertavin e prones se tyre. Marty thote se ne se ka permbytje nje ere ne 30 vjete ai beson se ja vlen te vazhdoje te punoje ketu. Hera e fundit qe pati permbytje ishte viti 1973.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›