E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i CIA-s jep dorëheqjen: Pata një lidhje jashtë martesore, dobësi

SHBA- Kreu i CIA-s, David Petraeus ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij duke pranuar se kishte një marrëdhënie jashtë martesore.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë vonë zoti Petraeus e pershkroi sjelljen e tij si të papranueshme për kreun e agjencisë kryesore të inteligjencës në vend.

“Pasi një martese për më shumë se 37 vjet, tregova gjykim tejet të varfër duke u angazhuar në një lidhje jashtë-martesore”,- tha zoti Petraeus në një deklaratë.

Duke vijuar: “Një sjellje e tillë është e papranueshme, edhe si një burrë dhe si udhëheqës i një organizate të tillë si e jona. Këtë pasdite, presidenti me mirësjellje pranoi dorëheqjen time”.

Burime anonime thanë se zoti Petraeus kishte pasur një marrëdhënie me biografisten e tij, Paula Broadwell. Zoti Petraeus u bë kreu i CIA-s në vitin 2011, pasi forcat ndërkombëtare shkuan në Irak dhe më vonë në Afganistan.

Znj Broadwell është një hulumtuese e asociuar në Universitetin e Harvardit dhe kandidate për doktoraturë në King ‘s College, Londër. Ajo ka një biografi ushtarake, u diplomua nga Akademia West Point ashtu si zoti Petraeus. Ajo është e martuar me teknikun radiolog Scott Broadwell dhe jeton në Charlotte, North Carolina.

Menjëherë pasi Z. Petraeus dorëheqjen, raportimet thanë se FBI-ja ka zbuluar lidhjen gjatë një hetimi të Znj Broadwell. FBI-ja kishte monitoruar llogarinë e email-it të z.Petraeus për të kontrolluar nëse zonja Broadwell kishte pasur qasje në të.

Dorëheqja e zotit Petreuas erdhi vetëm tre ditë pasi Presidenti Barak Obama u rizgjodh dhe shkaktoi një stuhi deklaratash nga Shtëpia e Bardhë, komuniteti i inteligjencës dhe zoti vetë Petraeus.

Obama tha në deklaratë se zoti Petraeus kishte “ofruar shërbim të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra”, duke cituar edhe kohën e tij si drejtor i CIA-s dhe shërbimit ushtarak.

James Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtar, falënderoi zotin Petraeus për dekadat e shërbimit të tij: “Vendimi i Dave të japë dorëheqjen përfaqëson humbjen e një prej shërbyesve më të respektuar publik të vendit tonë”.

Zëvendës drejtori Michael Morell do të shërbejë si kre i agjencisë, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar. Përfundimisht Obama duhet të emërojë një drejtor të ri në krye të agjencisë, i cili pastaj do të duhet të konfirmohet nga Senati.

Z. Morell, i cili është i respektuar edhe në dy Shtëpinë e Bardhë dhe në Capitol Hill. Ai pritet të dëshmojë para Komisionit të Senatit për Zbulimin në një seancë të planifikuar për javën e ardhshme mbi vdekjen e personelit të SHBA-ve në Bengazi, Libi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›