E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet mberrijne ne Durres ndihmat e para nga ItaliaUshqim e veshje

Qeveria italiane ka derguar ndihma drejt Shqiperise ne pergjigje te kerkeses se autoriteteve tona per perballimin e emergjences nga permbytjet.

Ne portin e Durresit kane mberritur gjate nates dhe mengjesin e sotem 5 maune te mbushura me rreth 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje dhe pajisje kunder shiut si dhe 4 ton produkte per higjienen vetjake.

Pas grumbullimit ndihmat do te nisen drejt Shkodres per tu shperndare banoreve te zonave te permbytura.

Dje Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto informoi ambasadorin e BE dhe ate te NATO-s te akredituar ne vendin tone mbi situaten e krijuar nga permbytjet.

Menjehere pas takimit Haxhinasto tha se i kishte informuar dhe falenderuar ambasadoret per gadishmerine qe kane treguar per ndihme.

Falenderoj Italine per paketen e ndihmes Austrine per menaxhimin e mire te situates. I informova ambasadoret persa I takon zonave te permbytura banoreve te evakuuar shtepive te permbytura dhe u paraqita nevojat me emergjente per situaten me te fundit ne Shkoder tha Haxhinasto

Haxhinasto tha se ndihma e kerkuar konsiston ne cadra per strehimin e banoreve si dhe ne varka te vogla ne menyre qe te nisim ushqime dhe pajisje mjekesore per banoret.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›