Monitorimi i MJAFT: Ja miliardat e shpenzuara nga partitë gjatë fushatës
Tiranë- Organizata MJAFT ka bërë publik një raport paraprak të shpenzimeve financiare të kryera nga partitë politike gjatë fushatës elektorale. Sipas organizatës studimi bazohet në periudhën 24 maj-19 qershor, ndërsa aty shihet se sa miliona lekë janë shpenzuar për spote publicitare, materiale elektorale, si: postera, billbordera, etj, si dhe për zyrat elektorale.
Sipas MJAFT-it, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, ka realizuar 37 spote, nga të cilat 25 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Demokratike dhe 12 spote unike të sigluara për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim duke i shfaqur 2894 herë, për më shumë se 38,13 orë, me kosto rreth 53.971.872,57 lekë për AMPI dhe 118.528.686,01 lekë për Partine Demokratike me një total 172.500.558 milionë lekë.
Koalicioni djathtë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për periudhën ( 18 qershor -19 qershor), ka realizuar 1 spot unik duke e shfaqur 5 here, për më shumë se 0.06 orë ose 200 sekonda, me një kosto rreth 333.333 lekë.
Partia Republikane për periudhën ( 1 qershor -19 qershor), ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 241 here, për më shumë se 2.93 orë ose 10562 sekonda, me një kosto rreth 10.909.887,35 lekë.
Partia Demokrastiane për periudhën ( 25 maj -19 qershor), ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 82 here, për më shumë se 0.59 orë ose 2107 sekonda, me një kosto rreth 2.201.284.87 lekë.
Koalicioni i majtë
Sa i përket grupimit të majtë, rezulton se në periudhën (24 maj 23 qershor), Aleanca për Shqipërinë Europiane ka realizuar 26 spote, nga të cilat 10 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Socialiste dhe 16 spote unike të sigluara për Aleancën për Shqipërinë Europiane duke i shfaqur 2926 herë, për më shumë se 31,46 orë, me një kosto rreth 72.177.713,24 lekë për ASHE dhe 80.382.091,4 lekë për Partine Socialiste me një total 152.559.804 milionë lekë.
Lëvizja Socialiste për Integrim, për periudhën ( 25 maj -19 qershor), ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 1730 here, për më shumë se 14.56 orë ose 52408 sekonda, me një kosto rreth 56.172.106,72 lekë.
Aleanca Demokristiane, për periudhën ( 2 qershor -19 qershor), ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 41 here, për më shumë se 0.35 orë ose 1271 sekonda, me një kosto rreth 1.330.933.2 lekë.
Në raport me PS-në, Berisha dhe sloganet e PD-së janë shfaqur më tepër në televizione, plot 1951 herë, përkundrejt 1578 herë të PS-së, ndërkohë për shpenzimet si subjekt PD kryeson me 118.528.686.01 lekë përkundrejt PS me 80.382.091.4 lekë
Aleanca Kuq e ZI, për periudhën ( 30 maj -19 qershor), ka realizuar 4 spote unike, duke e shfaqur 84 here, për më shumë se 0.97 orë ose 3502 sekonda, me një kosto rreth 4.557.737.38 lekë.
Fryma e Re Demokratike, për periudhën ( 17 qershor -19 qershor), ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 68 here, për më shumë se 0,55orë ose 1991 sekonda, me një kosto rreth 1.746.191.95 lekë.
Televizionet dhe koncertet
Monitorimi përfshiu shtatë televizione: Top Channel, Klan TV, TVSH, ABC Neës, Ora Neës, Neës 24 dhe Vizion Plus, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka shfaqur më shumë spote tek ABC Neës, rreth 524 herë, ndjekur nga Klan me afro 326 herë, Ora Neës me afro 299 herë dhe Vizion Plus me afro 277 here(për të katërta TV-të janë shpenzuar afro 89 milionë lekë)
Nga monitorimi i spoteve të Partisë Socialiste të transmetuar në televizione, del se Partia Socialiste ka publikuar më shumë reklama në ABC Neës, me afro 401 herë, ndjekur nga KLAN me afro 220 herë (për të dyja TV-të janë shpenzuar afro 29 milionë lekë)
Monitorime nga terreni janë kryer edhe nëpër koncerte dhe takime elektorale te deputeteve:
PD-ja ka realizuar 85 mitingje dhe 91 takime
PS ka kryer 56 mitingje dhe 112 takime individuale
Inaugurimeve janë kryer 55 te tilla nga Partia Demokratike per periudhen 24 maj-19 qershor
Lëvizja Socialiste për Integrim ka realizuar 27 mitingje 31 takime individuale
Partia Republikane ka realizuar 21 mitingje dhe 10 takime individuale
FRD ka realizuar 10 mitingje dhe 19 takime individuale
Produkte elektorale të Partive si; banesa, postera, billboard, citylight, reklama shtylle, reklama muri, zyra elektorale (qera zyre) etj.
Partia Socialiste ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 93,484,020,00 lekë (të reja)
Partia Demokratike ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 130.594.828,00 lekë (të reja)
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 30.430.834,00 lekë (të reja)
Partia për Drejtësi dhe Unitet ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 16.616.306,00 lekë (të reja)
Fryma e Re Demokratike ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 10.552.402,00 lekë (të reja)
Aleanca Kuq e ZI ka shpenzuar për produkte elektorale një shume prej 3.260.502,00 lekë (të reja)
Çmimet e përdorura për vlerësimin e produkteve të regjistruara janë vendosur bazuar në çmimet mesatare të tregut të ofruara nga operatorët qe ofrojnë këte lloj sherbimi.