E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Konfederatave, Brazil-Itali ndez më shumë atmosferën

Pavarësisht protestave në Brazil apo aludimit për ndërprerje të Kupës së Konfederatave, sonte në “Fonte Nava” do të luajnë dy skuadrat që e kanë fituar më shumë Kupën e Botës, Brazili dhe Italia. 9 kupa bote do të zbresin në fushë, ku djemtë e sambas e kanë fituar 5 herë, ndërsa axurrët 4 herë. Italia ka kaluar ditët përpara ndeshjes në hotel, por për trajnerin Prandeli ky nuk është problem, pasi shqetësim është lodhja që u pa ndaj Japonisë. Aspekti fizik konsiderohet si pika kryesore në ndeshjet e deritanishme dhe për këtë arsye trajneri italian mendon të hedhë në sulm të vetëm Balotelin, të mbështetur nga Diamanti dhe Xhovinko.

Nuk do të jetë e lehtë për Felipe Skolarin në krahun tjetër, lideri i skuadrës braziliane. Kampioni i botës në 2002-ën e pranon se të luash në shtëpi është një tmerr i vërtetë dhe pak a shumë kjo pritet të ndodhë edhe vitin e ardhshëm në Botëror. Në formacion pritet të jetë Hernanes, që mund të luajë në vend të Paulinjos, që ka probleme në kavilje.

Megjithatë, vëmendja e të gjithëve në sallën e konferencave është te protestat dhe futbollistët e dinë që edhe një sukses ndaj Italisë është e vështirë për të shuar zjarrin. Ndërsa ndeshja tjetër e grupit A, Meksikë-Japoni, duke pa interes, pasi nuk kanë asnjë pikë dhe janë të skualifikuar.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›