E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përmbytjet në Itali, aktivistet e klimës protestojnë duke u lyer me baltë

Dy protestuese me gjoksin e zhveshur, u lyen të martën me baltë jashtë ndërtesës së Senatit në Romë, për të protestuar ndaj përdorimit të karburanteve fosile dhe për t’u kujtuar njerëzve rreziqet e përmbytjeve që lidhen me ndryshimet klimatike.

Policia i largoi të dyja protestueset me shpejtësi. Që nga viti i kaluar, një grup aktivistësh i quajtur Gjenerata e Fundit, ka organizuar disa evente tërheqëse në Itali, duke përfshirë edhe derdhjen e lëngut të zi në shatërvanin e Trevit në Romë, si dhe ngjitjen pas xhamit që mbron kryeveprën e Botticellit “Pranvera” në Galeritë Uffizi në Firence,  për të nxjerrë në pah dëmin që lëndët djegëse fosile po i shkaktojnë mjedisit, si dhe rolin e tij në ngrohjen globale.

Aktivistet përdorën baltën për t’u kujtuar njerëzve përmbytjet e rënda të javës së kaluar në rajonin Emilia-Romagna të Italisë veriore, ku 21 lumenj dolën nga shtrati dhe qindra tonelata baltë rrëshqitën. Ato u shkaktuan nga një përqendrim i madh rrebesh shiu në tokën e tharë nga shiu.

Përmbytjet vranë të paktën 14 persona, shkatërruan ferma dhe biznese, përmbytën shtëpi, fshatra të izoluara, si dhe çuan në evakuimin e 36,000 njerëzve. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›